Sadiku: Kryetarët e rinj në veri nuk marrin vendime të mëdha (VIDEO)

Në Mitrovicë të Veriut gjithçka është gati që nesër të mbahet ceremonia dhe të bëhet betimi i kryetarit të ri, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Seanca është paralajmërur të mbahet nga ora 11:00.

Zëvndës kryesuesi i asamblesë komunale në Mitrovicë të Veriut, Skender Sadiku, deklaroi se kryetarët e komunave nuk merren me çështje madhore, por merren me çështje të qytetarëve.

“Realisht, kryetarët e komunave nuk kanë mandat të merren me çështje të mëdha, pra kanë me u marr me kanalizim, me ujësjellës, me çështje të cilat janë jetike. Për çështjet më madhore është qeveria”, deklaroi ai për Klan Kosova.

Sipas Sadikut, asambletë komunale monitorohen dhe hyjnë nën sitën e ministrisë së Administratës Publike.

“Ne jemi komod në vendimet tona pasi këto shkojnë në sitën e qeverisë edhe nuk na lënë të, kushtimisht e them -të gabojmë, pasi është sistemi i tillë i ndërtuar dhe kjo është e mira e kësaj”, përfundoi ai.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.