Betejë epike në Wimbledon, 20-vjeçari Alcaraz rrëzon nga froni legjendën Djokoviç

Carlitos Alcaraz është “mbreti” i ri i Wimbledon. Djaloshi spanjoll mundi pas gati 5 oresh loje legjenden e tenisit boteror Novak Djokovic, i cili ishte edhe fitues ne fuqi i ketij grand slami!

Finale  epike në Londër, nivel shumë i lartë dhe tenis spektakolar qe ka defryar ata qe e kane nga afer dhe të tjeret permes televizionit.

20-vjeçari spanjoll fitoi 3 me 2 duke nisur mbreterimin ne nje turne i cili ishte fituar 7 here ne karriere nga Djokovic.

Serbi e nisi shume mire edhe kete finale duke fituar setin e pare 6 me 1.

Mirepo kthesa e Alcaraz ishte e madhe. Talenti fitoi dy setet e tjera 7-6, 6-1 dhe permbysi gjithcka ne favorin e vet.

Por Djokovic nuk u dorezua dhe qendroi ne loje duke fituar setin e katert 6 me 3.

Seti i peste dhe i fundit ishte shume emocionues. Fale nje freskie fizike te admirueshme, sherbimeve te forta dhe gjakftohtesise epike, Alcaraz fitoi 6 me 4 duke rrembyer “zemrat” e te pranishmeve ne kete finale te Wimbledon.

Ky eshte turni i dyte grand slam ne karriere per djaloshin spanjoll, numri dy ne bote i cili paralajmeron ne kete menyre nisjen e nje tjeter epoke ne tenis.