Disa vetura u dogjën në një autosallon në Vushtrri

Në një autosallon në Vushtrri janë djegur disa vetura, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Por, ende nuk dihet nëse zjarrin veturave ua vuri dikush.

Policia është angazhuar dhe po e heton rastin.

Kështu tha për Klankosova.tv Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Rasti është inicuar si “zjarrvënie”. Janë dëmtuar disa vetura. Janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me rastin, për të identifikuar shkaqet e zjarrit, apo nëse eventualisht ka persona të përfshirë”, tha ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.