“E treta e vërteta” – A shkon edhe Kurti me liderët në Tiranë? (VIDEO)

Nikoqirllëkun e mbledhjes së dy qeverive, ia anuloi homologu nga Tirana.

Kjo hatroi kryeministrin kosovarë, Albin Kurti, që se priti Edi Ramën, kur erdhi në Prishtinë.

Nuk dihet nëse e treta do të jetë e vërteta të hënën, për takimin e mundshëm mes dy liderëve, në mbledhjen informale në kryeqytetin shqiptarë me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Nga dy ekzekutivët nuk i kthyen përgjigje Klanit, nëse Kurti i është përgjigjur ftesës së Ramës, por televizioni merr vesh se deri të dielën s’pati një konfirmim, njofton Klan Kosova.

Një i tillë mbase zor se mund t’i shkojë Tiranës, meqë nga zyra e kreut të ekzekutivit kosovarë u njoftua të dielën se ai po merrë pjesë në Simpoziumin Symi në Greqi, që zgjatë deri më 20 korrik.

Me mospjesëmarrjen në takimin ku shkon edhe komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, po konsiderohet se Kosova humb disa shanse.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

Kronikë e përgatitur nga gazetari Flamur Gajtani.