Marrëdhënia e Bebe Rexhës me drejtorin e fotografisë Keyan Safyari u duk se ishte drejt fundit, pasi këngëtarja ndau me fansat e saj atë që besohet të jetë një mesazh nga Safyari që kritikonte pamjen e saj.
Këngëtarja 33-vjeçare e postoi fillimisht foton në Instagram Stories dhe më pas e njëjta u postua nga faqja Pop Crave.
Në mesazhin drejtuar artistes së nominuar për çmimin “Grammy”, një person që supozohej se ishte Safyari i tha asaj: “Ti shtove 15 kilogramë, pa dyshim që ke shtuar peshë dhe fytyra jote ndryshon? A duhet të pretendoj se nuk ka ndodhur dhe se është në rregull?”.
Në mesazhin vazhdues drejtuar Bebe Rexhës, emri i plotë i së cilës është Bleta Rexha, personi që besohet të jetë Safyari ka thënë: “Hej. Unë kurrë nuk thashë që nuk je e bukur dhe kurrë nuk thashë që nuk të dua. Ne fakt thashë sa e bukur je dhe sa të kam dashur”, shkruan DailyMail.
“Por unë gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte kështu që të thashë se po”.
Në mesazhin e gjatë, Safyari dyshohet se ka thënë: “Hajde, unë shtova tre kilogramë dhe më quajtët topolak dhe të shëndoshë. Nuk do të thotë se nuk më do. Nëse po përpiqeni të gjeni arsye për t’u ndarë, kjo ka kuptim… por nuk është arsyeja e vërtetë”.
“Nëse je i pakënaqur me mua / veten / me jetën dhe nuk sheh të ardhme me ne, atëherë kjo është në rregull dhe kjo është arsyeja”, vazhdonte mesazhi.
Personi që besohet të jetë Safyari i tha Rexhës – e cila ka qenë e sinqertë në të kaluarën për çështjet e pozitivitetit të trupit – në mesazh se ajo nuk duhet ta përdorë çështjen e pamjes ‘për të armatosur’ zemërimin, ankthin apo pasiguritë e saj.
“Ti e di që të kam parë gjithmonë të bukur dhe të kam dashur pa marrë parasysh se çfarë”, dyshohet se i tha Safyari, Bebe Rexhës.
Safyari supozohet se e këshilloi artisten që ‘të mendojë për gjërat dhe t’i shkruajë gjërat, të flasë me një terapist dhe të bëjë këtë gjë për të arritur në rrënjën e problemit’.
Ai e mbylli mesazhin duke thënë: “Më trego nëse dëshiron të flasësh, nëse ke nevojë për më shumë qartësi. Të dua”.
Rexha ka qenë e lidhur me drejtorin e fotografisë që nga viti 2020.
Kanë qenë disa muaj të vështirë për këngëtaren, e cila u godit nga një telefon i hedhur në skenë gjatë një koncerti të datës 18 qershor në The Rooftop të Pier 17 gjatë turneun të saj “Best F*n Night Of My Life”.
Rexha kishte qenë duke performuar dhe po shkonte në pjesën e përparme të skenës kur pajisja e goditi në fytyrë.
Një burrë 27-vjeçar nga New Jersey i quajtur Nicolas Malvagna, i cili u arrestua në lidhje me sulmin për hedhjen e telefonit, pretendoi se kishte shpresuar që Bebe Rexha ta kapte pajisjen.
“Si një fans, qëllimi i vetëm i zotit Malvagna ishte që zonjusha Rexha të bënte fotografi me telefonin e tij dhe ta kthente atë si një kujtim”, tha avokati i tij Todd A. Spodek për Dailymail.
“Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i tij për të lënduar artisten”, shtoi ai.
Autoritetet konfirmuan për DailyMail se Malvagna u arrestua dhe u akuzua për sulm në lidhje me incidentin në Manhatan.
Deklarata e avokatit të Malvagnas vjen pas një kallëzimi penal kundër tij nga Prokuroria e Qarkut në Manhattan.
Në të, një dëshmitar tha se Malvagna e pranoi se ai ia hodhi telefonin këngëtares – dhe e bëri atë “sepse mendonte se do të ishte qesharake”.
Dëshmitari u tha autoriteteve se ai pyeti pas incidentit ‘kush e hodhi telefonin’ dhe Malvagna ngriti dorën dhe e pranoi.
Dëshmitari tha se Malvagna i tha: “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të koncertit sepse do të ishte qesharake”.
Pas incidentit, Malvagna u lirua me dijeninë e tij dhe u urdhërua të mbante distancën nga këngëtarja përpara një date gjykate për këtë çështje më 31 korrik.
“Malvagna përballet me një vit paraburgim nëse dënohet për akuzat”, tha sekretari i shtypit i DA Douglas Cohen, sipas NBC News.