Fillon fushata “Vakt i shëndetshëm për çdo fëmijë”

 Ministrat e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe e Punës dhe Politikës Sociale, Lupço Nikolovski dhe Jovanka Trençevska sot do ta fillojnë fushatën “Vakt i shëndetshëm për çdo fëmijë”.

Në oborrin e kopshtit të fëmijëve “Koço Racin”, objekti “Panorama” në Komunën Qendër ata do t’i ndajnë kilogramët e parë të ushqimeve të shëndetshme për fëmijët.

Nikollovski, Trençevska dhe kryetari i Komunës së Qendrës Goran Gerasimovski do të jenë pjesë e punëtorëve kreativ së bashku me fëmijët, duke përgatitur prodhime të ndryshme të frutave.