Në shumë pjesë të botës, sot parashikohet të jetë dita më e nxehtë e regjistruar – Klan Macedonia

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se në shumë pjesë të botës, sot parashihet të jetë dita më e nxehtë.

Ghebreyesus, theksoi se kriza klimatike nuk është një paralajmërim, teksa u bëri thirrje liderëve botëror që të reagojnë, transmeton Klankosova.tv.

“Në shumë pjesë të botës, sot parashikohet të jetë dita më e nxehtë e regjistruar”, shkroi në Twitter, Ghebreyesus.

“Kriza klimatike nuk është një paralajmërim. po ndodh. Unë u bëj thirrje liderëve botërorë që të veprojnë tani.”

Shumë vende në botë janë duke u ballafaquar me të nxehtit e madh, duke përfshirë edhe Ballkanin.