Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive.
Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane do të diskutojnë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtën autoriale dhe të drejta të ngjashme, në lexim të dytë.
Në rend dite të Komisionit për Sistem Politim dhe Marrëdhënie midis Bashkësive është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për formimin e komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurën kundërvajtëse, me procedurë të shkurtuar.