Sheshi “Skenderbeu” në terr, reagojnë qytetarët e revoltuar: Turp për neglizhencën komunale…

Shpesh në terr e rrallë herë me ndriçim, ky është imazhi i mbrëmjeve te zakonshme në sheshin “Skenderbeu” në Shkup.

Në disa fotografi të cilat qarkullojnë tashmë disa ditë në rrjetet sociale, duket se në sheshin i cili mban emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti nuk funksionin sistemi i ndriçimit.

Të shumtë kanë qenë reagimet e qytetarëve lidhur më këtë situatë të shëmtuar, madje disa prej tyre thonë se një sheshi që mban një emër aq të lavdishëm të historisë sonë, i mungon mirëmbajtja dhe kujdesi i duhur nga Komuna e Çairit.

Këtë problematikë se fundmi e ka aktualizuar dhe faqja “Duam Çair të pastër” në rrjetin social Facebook, të cilët kanë shpërndarë reagimin e një qytetari të revoltuar më këtë gjendje.

“O visar leni be politikat madhore meru me politikat e komunes sheshi skender beu pa as nje drit e knaqe komunen don te meresh me politik madhore i vogel je ti me u mar me politik madhore meru me komunen ske kaqik ti ma shum (qytetar)”, është mbishkrimi në fotografinë e sheshit të mbuluar nga errësira.

Deri më tani për këtë situatë vazhdimisht të përsëritur nuk ka pasur asnjë arsyetim apo reagim nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Kujtojmë se kohëve të fundit sheshi “Skenderbeu” u bë kryetemë e mediave vendase dhe të rajonit dhe për mbeturinat e shumëta të cilat ishin shpërndarë gjithandej në hapasirën e sheshit e që nuk ishin pastruar me ditë të tëra.