VIDEO/ Ministri Jeton Shaqiri me lajme të mira për fshatrat shqiptarë të Çashkës – Indeks

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri gjatë ditës ka qëndruar në vizitë zyrtare në fshatrat shqiptarë të Çashkës, respektivisht, ka vizituar Jabollçishtin e Poshtëm dhe të Epërm.

Në Jabollçishtin e Poshtëm, Shaqiri i shoqëruar nga këshilltarët shqiptarë në këtë komunë ka përuruar nisjen e punimeve në ri-ndërtimin e shkollës fillore e cila sipas të parit të arsimit, do të bëhet në disa faza dhe faza e parë sipas tij pritet të përfundojë me fillimin e vitit të ri shkollorë.

Ai në këtë përuurim u shoqërua edhe nga një numër i banorëve të fshatit para të cilëve tha vitin e ri shkollorë nxënësit e këtij fshati do ta nisin në pjesën e cila veçmë në atë periudhë do të jetë e finalizuar.

Siç njofton ministri në shkollën fillore Liria në Jabollçishtë të poshtme po mbindërtohet dhe rindërtohet objekti shkollor me një vlerë prej 16,121,800 denarë.

Sot, Shaqiri ka vizituar edhe Jabollçishtin e Epërm, Kërçovën, Krushevë, Dollnen dhe disa vendbanime të tjera.

Për më tepër, ndiqeni prononcimin e Shaqirit të dhënë ekskluzivisht për indeks.mk nga Jabollçishti Poshtëm.