Kampionati i basketbollit “3*3″/ Marrin pjesë 20 basketbollistë profesionistë nga Ballkani

Për 3 ditë me radhë, 20 basketbollistë profesionistë dhe pasionantë të këtij sporti nga i gjithë Ballkani, garuan në kampionatin 3 x 3 në Shirokë të Shkodrës.

 

I rikthyer pas 7 vitesh, aktiviteti ka si qëllim edhe promovimin turistik të zonës.

 

RONI GJECAJ

ORGANIZATOR

-Idea është krijimi i një stadiumi të vogël brenda komuniteteve urbane

 

RUDIN BEKA

NENKRYETAR I BASHKISE SHKODER-

Aktivitete të tilla jo vetëm sjellin turistë, por  ndikojnë dhe te ekonomia që është shumë e rëndësishme.

 

ALTIN CICO

DREJTOR I 3X3 PRANE FSHB-

Po mundohemi të organizojmë sa më shumë evenimente dinjitoze, sepse duam dhe ne të bëhemi pjesë e evropianit.

 

E veçantë kjo eksperiencë cilësohet edhe nga basketbollistët e huaj .

 

SRDJAN STEVANETIC

BASKETBOLLIST

 

Une erdha nga Viena per të marre pjese në këtë aktivitet. Jam nga Serbia dhe marr pjese rregullisht në këto kampionate por ky në Shkoder është fantastik. Gjithcka është e mire, natyra, njerezit, rivaliteti. Faleminderit shume per kete eksperience”.

 

Ndeshja finale e luajtur nga dy ekipet malazeze mbylli këtë edicion, ndërsa Federata Shqiptare e Basketbollit do ta organizojë kampionatin edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.