Kushtet për zgjatjen e marrëveshjes nuk janë përmbushur – Klan Macedonia

Marrëveshja për eksportin e grurit ukrainas ka përfunduar për Kremlinin. Edhe para sulmit të urës në Krime, Rusia kishte paralajmëruar se nuk do të kishte një zgjatje të marrëveshjes. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, ky vendim nuk është i ndikuar nga zhvilllimet e fundit në Ukrainë.

“Kur të zbatohet pjesa e marrëveshjes së Detit të Zi që lidhet me Rusinë, Rusia do t’i kthehet menjëherë zbatimit të marrëveshjes.”

Eksportet ruse të ushqimeve nuk janë pjesë e sanksioneve perëndimore, por Rusia është ankuar se kufizimet në transport dhe siguri kanë penguar eksportet e saj të ushqimve dhe plehrave kimikë që janë shumë të rëndësishme në zinxhirin global të ushqimeve.

Pavarsisht deklaratave të Moskës, presidenti Rexhep Erdogan është optimist se do të ketë një zgjatje të marrëveshjes së grurit. Turqia, e cila së bashku me OKB ndërmjetësoi marrëveshjen e vitit të kaluar, ka dalë garante për të lejuar transportin e anijeve me grurë ukrainas.

“Kur unë dhe Putini të mblidhemi në Turqi në gusht, do të kemi mundësinë të diskutojmë të gjitha këto çështje. Do të flasim gjithashtu se si mund të veprojmë për t’i hapur rrugën dërgesës së grurit dhe plehrave ruse.”

Marrëveshja e grurit ka qenë shumë e rëndësishme në uljen e çmimeve globale të ushqimeve, të cilat u rritën për shkak të pandemisë COVID-19 dhe pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Në fillim të luftës në Ukrainë, shumë vende u kërcënuan nga uria. Sipas të dhënave të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, drithërat ukrainase ushqejnë 400 milionë njerëz në botë. Ndërprerja e eksportit të do të dëmtonte më shumë Afrikën dhe Lindjen e Mesme.

Klan News