Mbështetje e fortë nga miqtë tanë evropianë për RMV-në për integrimin e plotë në familjen e madhe evropiane – Indeks

Koordinatori i Grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi sot ka zhvilluar takim me Anna Liermann, Ministre për Evropën e Republikës Federale të Gjermanisë, Laurence Boon, Sekretare e Shtetit për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës, dhe Szymon Szynkoëski vel Senk, Ministër për Bashkimin Evropian i Republikës së Polonisë.

Ademi para përfaqësuesve diplomatik të vendeve të BE-së, ka theksuar se anëtarësimi në BE është interes strategjik dhe në këtë moment historik për vendin është i nevojshëm vullnet i fuqishëm politik nga të gjithë faktorët politik duke bërë apel për ti përmbushur detyrimet duke i dhënë mbështetje në Kuvend vendimeve të ardhshme, të cilat janë pjesë e kornizës negociuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimi Evropian.