Në “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” për hyrje në Maqedoni pritet rreth 45 minuta

Për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve, në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe Bogorodicë” për hyrje në shtet pritet rreth 45 minuta.

Siç bëri të ditur LAMM, në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. .

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.