Përçarje tek “Alternativa”, kërkohet shkarkimi i Bekim Salit dhe Zekirja Ibrahimit – Indeks

Një “grup zjarri” ka shpërthyer edhe në partinë Alternativa. 1/3 e Kuvendit Qendror e revoltuar ka shprehur pakënaqësitë dhe vërejtjet nga udhëheqësia e partisë në përmbushjen e detyrave partiake që nga mbajtja e kongresit të fundit. Kryetari i degës së Tetovës, njëherazi edhe anëtar i Kuvendit Qendror të Alternativës, Dritan Bexheti, u shpreh se ka një vit e gjysmë që s’kanë të ndalur turbulencat e partisë e menaxhmenti assesi të reflektojë.