Kryetar i komunitetit shqiptar në Selanik, Luan Zyka, ka folur për vizitën që kryeministri Albin Kurti sot e pati në Kretë të Greqisë.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai theksoi se në kushtet në të cilat gjendet Kosova pjesëmarrja e Kurtit në simpoziumin SYMI është pozitive.
Zyka tha se sheh një përparim të marrëdhënieve Kosovë-Greqi.
“Vizita në Greqi si në vende tjera që duan përparim të marrëdhënieve me Kosovën janë pozitive. Duke pasur kontakt me shumë politikanë grek shoh një përafrim dhe një objektivitet rreth faktorit kosovar”.
“Kështu që çdo takim me faktorin grek është pozitiv, sepse asnjëherë popujt dhe shtetet nuk kanë çfarë të humbin nga kontaktet e tyre. Marrëdhëniet me Greqinë janë i bindur se do të shkojnë në drejtimin pozitiv, duke u larguar nga ngjyrimi gjeo-politik”, ka thënë Zyka./Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber