Varhelyi takohet me Sarrazinin, diskutojnë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, është takuar më përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Varhelyi, ka potencuar se gjatë takimit me Sarrazinin, kanë biseduar për sfidat e Ballkanit Perëndimor dhe si të integrohet ky rajon më shpejt në Bashkimin Evropian.

“Diskutim i mirë me përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin”, ka shkruar Varhelyi.

“Ne patëm një diskutim të gjatë dhe të thellë mbi Ballkanin Perëndimor, sfidat aktuale politike dhe ekonomike dhe si ta sjellim rajonin më shpejt në BE”.