Vdes traktoristja që u aksidentua para një jave në Turjak të Pejës

Të hënën ka ndërruar jetë një grua si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 11 korrik në fshatin Turjak të Pejës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, nё kёtё aksident ishin tё involvuar njё makinё punuese (traktor), dhe vozitёsja e traktorit, e cila si pasojё e aksidentit kishtё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, e njëjta ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.

“Me datё 17.07.2023, rreth orës 20:00, nga QKUK-Prishtinë, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur t’i përballoj plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë, vdekja e viktimës ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

Ёshtё njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës tё dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

klankosova.tv