Zbatimi i marrëveshjes së 27 shkurtit dhe deeskalimi i situatës në veri të vendit do të jenë temat që nesër do të diskutohen në Buksel në takimin e nivelit të kryernegociatorëve bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Nesër, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kuadër të dialogut të lehtësuar në Bruksel. Në fokus do të jetë zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës”, ka thënë Stano.
SHBA sërish u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të situatës dhe rikthim në dialog.
“Unë do të them – do të përsëris atë që kemi thënë më parë, që është se ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të ndërmarrin hapa për të de-përshkallëzuar dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka thënë Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit
Përfaqësuesit e pushtetit presin që të ketë një dakordim në takimin e nesërm në Bruksel sa i përket sekuencimit apo dakordimit për zbatimin e marrëveshjes bazë midis Kosovës dhe Serbisë. Deputeti i VV-së, Driton Hyseni, kritikon Serbinë për qasje distrikteve. Ka kritika edhe për disa zyrtar të BE-në për qasje mbështetëse ndaj Serbisë.
‘’barrierat që mund të vendoset nga Serbia dhe kërkesat e tyre dhe në disa raste kem parë edhe zyrtar të BE-së që dalin sikur janë në një linjë me Serbinë nuk duhet të përfillen….”
Opozita kritikon Qeverinë për mungesë të informimit para takimeve në Bruksel. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, sheh zmbrapsje të Qeverisë përballë Serbisë.
‘’kemi një Qeveri e cila është e papërgjegjshme në veprimet e saj dhe nuk presim asgjë nga takimi i nesërm…kemi një zmbrapsje të kësaj Qeverie….”
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është ftuar për raportim në Komisionin për Integrime Evropoiane ditën e premte. Bislimi dhe Emisari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajcak kanë bërë një marrëveshje për ta shtensionuar situatën në veri, dhjetë ditë pasi u bë publike se Bashkimi Evropian ka nisur sanksionet ndaj Kosovës./21Media