Numër i shtuar i automjeteve në pikat kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga shteti, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes është rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në disa vende në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Prej 1 korrik e deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në vend vendoset regjim veror i komunikacionit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.