Armand Krasniqi, ndër pesë profesorët shqiptarë me më së shumti kontribute në shkencë

Është zbuluar klasifikimi i bërë nga databazat e njohura ndërkombëtare, Google Scholar, Scopus dhe Web of Science për profesorët shqiptarë me më shumë kontribute në shkencë.

Në mesin e pesë profesorëve që kanë dhënë më së shumti në shkencë është Armand Krasniqi, i cili është profesor në Universiteti e Pejës, transmeton KlanKosova.

Renditja është bërë bazuar në kontributet shkencore të rektorëve të universiteteve/kolegjeve në Shqipëri dhe Kosovë, punëve të tyre kërkimore, publikimeve të artikujve shkencorë në mediume të ndryshme, arritjet profesionale, por edhe integritetin e tyre akademik dhe të institucioneve që ata drejtojnë.

Tre databazat e njohura kanë analizuar të dhënat mbi punët shkencore dhe publikimet e rektorëve të 50 institucioneve të arsimit të lartë në të dyja vendet, raporton TiranaNews.

Profesorët:

Raporti zbulon se Prof.Dr. Edmond Hajrizi, rektori i Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), dallohet për numrin më të lartë të publikimeve në të tre databazat, duke treguar kështu një angazhim të vazhdueshëm dhe ndikim të rëndësishëm në fushën e tij të ekspertizës shkencore. Lista e 5 profesorëve me më shumë kontribute vazhdon me Prof.Dr. Qerim Qerimi – Universiteti i Prishtinës, Prof.Dr.Fatbardh Sallaku – Universiteti Bujqësor i Tiranës, Prof. Dr. Armand Krasniqi – Universiteti i Pejës, Prof Dr. Arben Gjata – Universiteti i Mjeksisë Tiranë.

Duke ditur vlerat e secilit prej tyre, kjo databazë të dhënash thekson edhe një herë rëndësinë e kërkimit shkencor në përgjithësi dhe vlerën e akademikëve që kanë, jo vetëm në rrethet shkencore por edhe në komunitet dhe shoqëri.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv