Don Xhoni publikoi këngën “A m’don”

Rep-artisti nga Drenica, Xhonatan Isufi i njohur me emrin skenik, Don Xhoni, ka publikuar një projekt të ri muzikor.

“A m’don”, mban titullin kënga e re nga reperi, që në Youtube erdhi e shoqëruar me videoklip.

Producent i këngës është Big Bang, për tekstin u përkujdes vet reperi, ndërsa ana vizuale iu besua produksionit “Sekuencë”.