Janë sanksionuar 200 drejtues automjetesh në Shkup, 50 për shpejtësi

Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 200 masa, mes të cilave për shpejtësi mbi të lejuarën 50 sanksione, 11 masa për drejtim automjeti pa patent shofer, 21 sanksione për kundërvajtje që i bëjnë shoferët e motoçikletave, tre sanksione për drejtim automjeti nën ndikim të alkoolit.

Janë shqiptuar shtatë masa për prëdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe shtatë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur – dritë të kuqe…

Kontrollet rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim, kumtoi MPB.