“Kung fu” në plazh, çfarë ndodh në Itali kur skafi afrohet në breg – Klan Macedonia

Mosrespektimi i rregullave nga një skaf në një plazh të Sardenjas në Itali ka shkaktuar një sherr mes disa personave. Siç raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur pasi në plazhin Cala Lunga, skafi është afruar në breg të detit përtej kufizimeve duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Skafi do të merrte disa pushues të huaj. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, duket një grua që u drejtohet turistëve të huaj e inatosur pasi nuk kishin respektuar distancën nga bregu i detit. Në moment e sipër ajo është shtyrë nga një prej turistëve të huaj.

Kjo ka bërë që të ndërhyjë bashkëshorti i gruas, i cili ka goditur me shkelma dhe grushte turistin e huaj. Është dashur më pas ndërhyrja e personave të tjerë që të ndalej dhuna mes tyre.

Pas kësaj, turistët e huaj janë larguar, por pushuesit e tjerë të pranishëm kanë reaguar ashpër kundër sjelljes së tyre./tvklan.al