Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti njofton se një donator i organeve ka shpëtuar katër jetë këtë mëngjes.
Ministri në profilin e tij në Facebook shkruan se për herë të parë në historinë e shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, katër organe në një akt u implantuan nga një donator këtë mëngjes.
“Falë humanizmit të një familjeje, dashurisë, mirësisë dhe ndjeshmërisë së tyre që mbartin në vete, herët në mëngjes një zemër e re filloi të rrahë në gjoksin e një pacienti 40-vjeçar nga Shkupi. Një shans i ri për jetën dhe mëlçinë iu dha një pacienti me sëmundje kronike të mëlçisë, dhe dy pacientë në dializë gjatë ditës do të marrin veshka. Përveç kësaj, një shans për një cilësi më të mirë të jetës, në ditët e ardhshme do t ‘u jepet pacientëve me sëmundje të kockave.