Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se muzika e këngëtarit, Armend Rexhepagiqi, është një kapsulë kohore që nuk dështon kurrë të sjellë kujtime.
Këto komente ai i ka bërë pasi ka marrë pjesë në Festivalin e Gastronomisë që po mbahet në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Ka diçka shumë të veçantë në muzikën e tij. Ajo është një kapsulë kohore që nuk dështon kurrë të sjellë kujtime. Dhe kujtime kishim mbrëmë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.