Breshëri mbush supermarketin (Video) – Klan Macedonia

Një banor në Wisconsin të SHBA filmoi këtë video një ditë më parë të breshërit që mbush një supermarket të zonës, gjatë një stuhie që goditi këtë vend.

Pamjet tregojnë se ai bie brenda supermarketit, në qytetin veriperëndimor të Rice Lake pasi ka thyer pjesën e xhamit që ndodhet në çati.

Bashkë me breshërin supermarketi u mbush edhe me shi, duke dëmtuar mallin e duke përmbytur dyshemenë.

Siç shkruan Reuters, shiu i rrëmbyer dhe stuhia e breshërit la pas shkatërrim në këtë zonë, si dritare të thyera, çati e makina të dëmtuara./tvklan.al