Osmani takohet me Guerot, flasin për shtensionimin në veri e dialogun me Serbinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u takua me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin foli për zhvillimet e fundit në vend e dialogun me Serbinë.

E para e shtetit theksoi nevojën e zbatimit të plotët të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët rreth qëllimit të përbashkët për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Presidentja Osmani theksoi gatishmërinë për bashkëpunim të ngushte mes Kosovës dhe aleatëve të saj për ta arritur fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Osmani konfirmoi partneritetin dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve, për të cilin tha se i shërben ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend e rajon.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.