Qyteti i Shkupit, rrespektivisht këshilli i qytetit të Shkupit me shumicë votash mbrëmë ka miratuar vendimin që në mënyrë direkte të ndihmoj financiarisht, klubin futbollistik të Vardarit që këtë sezon u rikthye në ligën e parë.
Kundër këtij vendimi kanë reaguar numër i madhë i qytetarëve duke thënë se qyteti i Shkupit me paratë e tubuara nha tatimet e qytetarëve, nê veçanti shqiptarëve, po financon një klub anti shqiptarë.
Kundër vendimit të tillë kanë reaguar edhe shumë sportdashës duke kujtuar se qyteti Shkupit nuk mund të ndihmojë vetëm Vardarin në mënyrë ekskluzive, sepse qyteti numéron edhe tre ekipe tjera, siç janë FC Shkupi, që është edhe përfaqësues i vendit në garat evropiane, Rabotniçki dhe Skopje.
Kundër këtij vendimi, kanë reaguar ashpër edhe tifo-grupi nga Çairi, Shvercerat.
Reagimi i plotë:
REAGIM!
Shvercerat Shkup reagojnë dhe dënojnë ashpërsisht vendimin e qytetit të Shkupit për ndihmën financiare të klubit më të dobët të qytetit. Duke patur parasysh se FC SHKUPI po e përfaqëson qytetin as edhe një ndihmë minimale nuk i’u është dhënë gjatë këtyre viteve sidomos për ndeshjet europiane ku siç dihet janë paguar shuma të mëdha për të luajtur në stadiumin e qytetit.
Qyteti Shkup funksionon me anë të tatimeve që ne paguajm për një qytet të pastër, urban e jo që të hollat tona të shkojnë për mbeturinat e sistemit dhe politikës.
Andaj kërkojmë që ky vendim të shqyrtohet dhe nëse ndodh një gjë e tillë le të përgatitet i gjithë qyteti për pasoja.
Shëndet,
Ushtria BARDHË E KALTËR
Ndryshe, sipas informacioneve të plasuara dje në mediat vendore, duke edhe rreth 14 komuna të tjera duan ta ndihmojnë Vardarin me paratë e taksapaguesve.