Real Madridi ua ndalon fansave të blejnë fanellën e klubit me emrin e Mbappe – në anën tjetër mund të blini fanellë me emrat e lojtarëve të Barçës – Telegrafi

Kylian Mbappe vazhdon të jetë telenovela edhe e këtij afati kalimtar, ndërsa te Real Madridi ka shkaktuar sërish një stuhi, duke pezulluar një sektor të rëndësishëm të klubit.

Los Blancos kanë vendosur veton mbi emrin e sulmuesit francez në fanellat e tyre.

Dyqani online i klubit nuk ju lejon të personalizoni fanellën e sezonit 2023/24 me emrin ‘Mbappe’.

Vetoja e klubit justifikohet në këtë mënyrë: “Më falni! Politika jonë e personalizimit nuk lejon përdorimin e këtij emri”, shfaqet me të kuqe në internet kur përpiqesh të personalizosh fanellën me emrin e sulmuesit të PSG-së.

Ky ndalim është bërë shpejt viral nëpër rrjetet sociale, veçanërisht në ‘Twitter’.

Gjëja qesharake është se lejohet emri i çdo futbollisti, përfshirë të gjithë ata të PSG-së dhe gjithashtu të Barcelonës.

Aktualisht pas largimit të Karim Benzemas, numri 9 në Real Madrid mbetet pa pronar. /Telegrafi/