Ricky Martin thotë se e do Tiranën (FOTO/VIDEO)

Këngëtari me famë botërore, Ricky Martin, ka kënduar mbrëmë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ai është pritur mjaft ngrohtë nga audienca dhe si duket edhe artistit i ka pëlqyer Tirana, shkruan Klan Kosova.

Kjo mund të vërehet nga një video të cilën ai e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën shihet duke vallëzuar derisa mbi krahët e tij mban flamurin kombëtar shqiptar dhe njëkohësisht bën me duar shqiponjën dykrenore.

Në të njëjtën video, është një mbishkrim “Të dua Tiranë”.

ricky

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.