Bekteshi: Me Artan Grubin bashkë në çdo sfidë, kryesit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka reaguar pas tentim sulmit ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

Bekteshi ka dënuar këtë veprim të shëmtuar, teksa potencon se duke qëndruar të bashkuar tregohen më të fuqishëm në çdo sfidë.

Shpreh keqardhje për tentativën për sulm ndaj zv/kryeministrit të parë, Artan Grubit.

Të gjithë bashkë, si shoqëri duhet ta dënojmë këtë veprim të papranueshëm që dëmton imazhin e vendit dhe krijon pasiguri edhe për qytetarët tanë.

Ne do të qëndrojmë të bashkuar, fuqishëm përballë çdo sfide që na pret.

Shpresoj që organet kompetente ta hetojnë këtë rast dhe t’i sjellin sa më parë para drejtësisë kryesit e këtij veprimi.

#bashkënëçdosfidë