Humb jetën edhe personi tjetër brenda makinës që ra në humnerë në Tiranë

Një automjet tip “Range Rover” ka rënë në humnerë në afërsi të fshatit Fortuzaj në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes.

Dy personat brenda në mjet kanë humbur jetën. Policia ka konfirmuar lajmin të shtunën në mëngjes, pasi D. Ç., 33 vjeç ndodhej në spital.

 

Edhe viktima që humbi jetën në vendngjarja është identifikuar. Bëhet fjalë për shtetasin B. Gj., 26 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë. /Euronews/Telegrafi/