Kurti viziton Pejën, takohet me xhudistët

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Qendrën Nacionale të Xhudos, ku u prit nga kryetari i FXhK-së, Agron Kuka dhe ekipi i xhudistëve.

Kurtit, në këtë takim iu prezantua projekti i zgjerimit të Qendrës Nacionale të Xhudos, si pjesë e programit “Kosova, shtet i Xhudos”.

“Qeveria po investon në fuqizimin e xhudos përbrenda vendit dhe në promovimin ndërkombëtar përmes mirëmbajtjes dhe rritjes së mëtejme të rezultateve të xhudistëve tanë”.

“Ndalesën e radhës, kryeministri Kurti e pati te Kulla e Ministerit, e cila ka një arkitekturë e stil të veçantë, dhe e cila po restaurohet në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të vazhduar në Çarshinë e Gjatë, e cila përkundër shkatërrimit masovik nga forcat serbe është rindërtuar”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, Kurti po ashtu vizitoi edhe kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ku u takua me drejtuesit e Anibarit dhe Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të animuar, ku sipas Kurtit, zë një vend të rëndësishëm në skenën e artit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.