Lajçak: Marrëveshja e Ohrit ishte arritje e jashtëzakonshme, por me zgjedhjet në veri “ramë në mina”

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka cilësuar mbajtjen e zgjedhjeve në veri me “shkelje në mina”.

Ai në një intervistë për Kurier, ka thënë se marrëveshja e Ohrit mes dyja shteteve ka qenë një arritje e jashtëkonshme në rrugën e normalizimit, përcjell KlanKosova.tv.

“E dimë saktësisht se cka duhet bërë. Por që ka shumë “mina tokësore” përgjatë kësaj rruge e në të cilat s’duhet shkelur”, është shprehur Lajçak.

“Zgjedhjet e mbajtura në prill në veri janë njëra prej minave në të cilat ramë. Aktualisht fikusi nuk është në normalizim, por në menaxhim të krizës”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.