Teksa disa vende të Evropës po përjetojnë temperatura të larta, në veri të Italisë po ndodh e kundërta.
Shteti fqinj është përfshirë nga stuhitë, breshri i fortë, dhe tornadot, të cilat kanë shkaktuar probleme në qarkullim dhe lëndime tek disa qytetarë.
Stuhi të reja dhe breshëri i fortë kanë goditur qytetin e Milanos ndërsa në rajonin e Venetos, breshëri arriti madhësinë e një limoni.
Në Treviglio, në rajonin e Bergamos, një makinë me katër persona u shtyp nga një pemë e shkulur nga era. Ata u plagosën në pjesë të ndryshme të trupit dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Dëme të rënda pati dhe në zonën e Breshias, ku dy punëtorë u plagosën pasi u thyen xhamat nga stuhia.
Ndërsa në rajonin e Lompadisë, zyrtarët atje do ti kërkojnë qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Moti i keq ka dëmtuar të mbjellat dhe pritet t’i kushtojë fermerëve italianë disa miliona Euro.
Klan News