Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhep ka thënë se djegia e veturës së Zv.Kryeministrit të parë Artan Grubi, është sulm i papranueshëm dhe i ulët.
Sipas Rexhepit, të gjitha organet kompetente duhet që të ndërrmarin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të këtij rasti dhe njëkohësisht autorët së bashku me porositësit e këtij akti t’i nxjerrin para drejtësisë.
“Së bashku do të kalojmë çdo sfidë, dhe rastet e tilla vërtetojnë se jemi në rrugën e drejtë dhe na bëjnë edhe më të fortë dhe më këmbngulës drejt realizimit të projekteve për të mirën e qytetarëve”, ka shkruar Rexhepi.