Afrim Gashi dështon, gjysma e kryetarëve të degëve e bokotojnë – nga 25 degë 13 nuk i shkojnë në takim

Mbrëmë në rrjetet sociale facebook, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka postuar një foto ekskluzive duke aluduar kinse se ka takim me të gjithë kryetarët e degëve, ndërsa pas një hulumtimi del në sipërfaqe gënjeshtra e tij e radhës.

Nga fotoja e publikuar dje shihet qartë se në foto janë nënkryetarët Admirim Aliti dhe Bekim Sali, sekretari organizativ Bashkim Murtezi, anëtari i kryesisë qendrore, Driton Sulejmani nga Kumanova dhe Afrim Gashi me disa “kryetarë degësh” të degëve të paformalizuara.

Sipas asaj që shihet në foton e publikuar Ibush Jusufi, ka qenë ish kryetar dege i Sarajit, ndërsa sot partia Alternativa nuk ka degë dhe kryetar të saj në Saraj. Gjendja momentale e bazës strukturore të Alternativës është si vijon: nuk janë të themeluara dhe janë pa kryetar të emëruar degët e Shkupit: Saraj dhe Studeniçan. Përveç kësaj nuk janë të themeluara as degët: Labunishtë në Stugë dhe dega e Vrapçishtës.

Gjithashtu, në këtë foto dje nuk ishin prezentë as kryetarët e degëve: “Gazi baba” prej ku vjen edhe Afrim Gashi, kryetar i degës Dollnen – Sabedin Imeri, kryetari i degës Zhelinë – Ismen Kasami, kryetari i degës së Bogovinës, Shpend Tairi, kryetarja e degës Manastir – Xhenita Miftaroska, kryetarja e degës Resnje – Nexhla Sejdi Gavaz dhe kryetari i degës Çashkë – Ulfet Usejini.

Në Alternativë dy femra janë kryetare të degëve,ndërkaq në foton e publikuar nga Gashi të gjithë ishin meshkuj! Çfarë mashtrimi e rrene të kulluar po përgatitet në kuzhinën e Afrim Gashit.

Gjithsej nga 25 degë të themeluara 13 kryetarë degësh nuk ishin prezentë në takim.