Akt i këtillë i shëmtuar zgjon neveri tek qenia normale njerëzore – Indeks

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli Zendeli nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka dënuar zjarrvënien e qëllimshme të veturës së Zëvendëskryeministrit të parë z. Artan Grubi.

Ajo ka thënë se ky veprim, nuk i shërben demokracisë, mirëqenies dhe raporteve ndërnjerëzore.

Sipas deputetes, një akt i këtillë i shëmtuar zgjon neveri tek qenia normale njerëzore dhe te shoqëria në përgjithësi.

“Shpreh keqardhje për djegien e veturës si dhe për ata të cilët mendojnë se me akte të tilla do të ndjellin frikë, zbrapsje dhe demotivim!”, ka shkruar deputetja