Situata është përkeqësuar në pyllin me pisha të Peshtanit në Fier të Shqipërisë.
Edhe pse më herët u bë e mundur shuarja dhe vënia nën kontroll e dy vatrave të zjarrit në Peshtan, flakët kanë nisur të dalin sërish jashtë kontrollit.
Flakët si pasojë e erës kanë kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përhapur drejt fshatit Kraps. Mjetet zjarrfikëse janë tërhequr për shkak të situatës së vështirë.
Flakët në pyllin me pisha në zonën e Cakranit janë me intensitet të lartë, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur.
Një helikopter u ka ardhur në ndihmë zjarrfikësve, pas kërkesës së prefektit të qarkut Fier, Lefter Shehaj.
Deri më tani për zjarrvënien është arrestuar një 28-vjeçar, i cili ndezi zjarr për hapjen e kullotave, duke sjellë pasoja të mëdha./Top Channel/
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.