Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për ngjarjen që i ndodhi zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, të cilit në orët e hershme të mëngjesit në parkingun e banesës ju dogj vetura.
Zv.Ministri Nuhiu ka thënë se është tronditur nga ky akt i ulët dhe i pakuptimtë.
Sipas Nuhiut, kjo është shqetësuese dhe e neveritshme në të njëjtën kohë.
“Jemi të tronditur nga akti i ulët dhe i pakuptimtë mbi pronën e z. Grubi që sjellë vetëm shqetësim dhe neveri në shoqëri. Shqetësim dhe neveri!!”, ka shkruar Nuhiu