Një 50 vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali.
Ai është përplasur nga një veturë derisa ishte duke udhëtuar me motor për në periferi të Lugos në regjionin Emilio-Romana në regjionin e Ravennes.
Mediat italiane njoftojnë se shqiptari ishte goditur nga vetura derisa po merrte kthesë.
50-vjeçari ka ‘fluturuar’ për disa metra dhe ka vdekur në vend, përcjell Klankosova.tv
Vetura drejtohej nga një grua e moshës 53 vjeçare, nga Sant’Agata sul Santerno e cila raportohet nga mediat italiane se nuk kishte pësuar lëndime.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.