Grupi Koordinues për anëtarësim në Këshillin e Evropës mbajti të premten e 21 korrikut mbledhjen e parë.
Ky grup, nisi punën tek një vit pas aplikimit zyrtar të Kosovës në Këshillin e Evropës në maj të 2022-së.
Sipas Isuf Halimit, drejtor në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg, ku e ka vendndodhjen edhe Këshilli, ky grup do duhej të funksionalizohej edhe para aplikimit zyrtar.
Halimi në Sytë 7 në Klan Kosova, kritikoi qeverinë për përbërjen e këtij grupi, pasi sipas tij, aty nuk u panë që janë edhe shoqëria civile.
Sipas Halimit, Këshilli i Evropës i jep hapësirë të madhe shoqërisë civile, ndërsa Kosova as nuk i bënë pjesë të Grupit Koordinues për anëtarësim në KiE.
Ndërkohë, drejtori i Qendres Evropiane për të Drejtat e Njeriut , tek autori i emisionit Enis Reçica, përmendi se ka parë që pjesë e këtij Grupi, janë persona që nuk dinë as gjuhën angleze e franceze, që janë gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës.
Halimi në Sytë 7 në Klan Kosova shtoi se roli i Shoqërisë Civile në anëtarësimin e Kosovës në KiE është 50-50 në krahasim me rolin e Qeverisë.
Kjo, pasi një nga katër shtyllat kryesore të KiE-së është shoqëria civile, dhe pa mendimin e tyre nuk del asnjë rekomandim.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.