Hoxha nuk është i vetëm, i bashkohet edhe deputeti Bastri Bajrami

Deputeti Bastri Bajrami në një prononcim për TV21 ka bërë të ditur se do të veprojë bashkërisht me Arjanit Hoxhën, i cili para pak minutash njoftoi se distancohet nga politikat e të ashtuquajturit “bllok opozitar”.

“Ndaj të njëjtin mendim me Arjanit Hoxhën, këto dite do kemi paraqitje publike për të elaboruar qëndrimin tonë politik”, tha Bajrami për TV21.