Këngëtari amerikan i qëndron pas këngës në të cilën akuzohet për racizëm

Jason Aldean i qëndron pas këngës së tij të fundit pasi u akuzua për promovim të dhunës me armë dhe racizmit në tekstet dhe videoklipin e saj.

Këngëtari amerikan e përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij mbështetës ndaj videos dhe tekstit të këngës “Try That in a Small Town” gjatë një koncerti të së premtes në Qendrën Muzikore të

Riverbendit të Cincinnatit.

Ai para publikur tha se është krenar që është amerikan dhe se që jeton atje.

“Unë e dua vendin tonë, dua ta shoh atë të rikthehet në atë që ishte dikur përpara se të gjithë këto dema- filluan të na ndodhnin”.

“Unë e dua vendin tonë, e dua familjen time dhe do të bëj gjithçka për ta mbrojtur atë. Do t’jua them menjëherë”, ka thënë Aldean, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.