Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, më 15 dhjetor të vitit të kaluar është këncënuar në rrjetet sociale nga një person me inicialet R.S, duke i shkruar një koment që lidhet me punën e tij si deputet.
Në komentin që kishte qëllim frikësimin e Hotit, shkruante: “Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”.
Kjo kishte ngjallur anth, frikë dhe pasiguri për jetën e ish-kryeministrit të Kosovës.
E lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë për shkak të vepres penale “Kanosja”, njofton Klankosova.tv
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë/ Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.