Meriton Korenica ka thënë se janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Larnes në kuadër të Ligës së Konferencës.
Ballkani përballet me skuadrën nga Irlanda e Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën mbrëma nga ora 20:45.
Korencia bëri të ditur se ata janë të gatshëm dhe kanë mësuar nga gabimet që bënë në Ligën e Konferencës.
“Të gjithë jemi të gatshëm dhe duhet të shfrytëzojmë të gjithë mundësitë që kemi, eliminimi nga Liga e Kampionëve na dëshpëroi, por që kundërshtari (Ludogorets) nuk na lejoi të bënim lojën tonë”, ka thënë fillimisht Korenica.
“Do të synojmë që në ndeshjen e parë të marrim rezultat pozitiv dhe mos t’i marrim gjërat si të përfunduara”.
“Ludogoretsi ishte në një nivel më të lartë dhe na i pamundësoi lëvizjet tona, por që në këtë ndeshje do të synojmë më të mirën dhe të japim maksimumin”, ka shtuar më tej ylli i Ballkanit. /Telegrafi/