Prodhuesit e filmit “Barbie” më shumë investuan në marketingun e këtij filmi se sa në bërjen e tij, shkruan NME.
Filmi nën regjinë e Greta Gerwigut, në të cilin luajnë Margot Robbie dhe Ryan Goslingu, doli në kinema më 21 korrik, ku edhe shpërtheu në arkat filmike.
Para daljes së këtij filmi, producentët u përkujdesën që ta ndërtojnë një shtëpi ëndrrash të Barbiet në jetë reale, si dhe një trend memesh nëpër rrjete sociale ku e kanë vendosur këtë film kundër atij të Christopher Nolanit, “Oppenheimer”.
Tani del nga Variety që buxheti i marketingut për këtë film ishte plot 150 milionë dollarë, pesë milionë më shumë se sa që kushtoi për t’u bërë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.