Kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi, ka thënë se me problemin me klimatizim në Pallatin e Drejtësisë janë duke u ballafaquar që nga viti 2014.
Rrustemi, në një intervistë për Info Magazine, shtoi se kanë protestuar në forma të ndryshme, por që deri më sot, sipas tij, ky problem me klimën nuk është rregulluar.
“Problemi me klimatizim nuk lidhet vetëm prej djeshmit, këtë problematikë e kemi prej viti 2014 e deri më sot. Shpresojmë se do të sanohet, por nuk po sanohet, ne kemi protestuar, kemi reaguar gjithmonë, por kjo problematikë deri më sot nuk është rregulluar”, u shpreh Rrustemi.
“Dje Këshilli Gjyqësor i është drejtuar të gjitha institucioneve të vendit, që në mënyrë urgjente të vjen dhe të rregullohet klimatizimi në Pallatin e Drejtësisë, sepse nuk ka kushte për punë”.
Rrustemi, shtoi se temperaturat brenda në objekt që nga orët e para të mëngjesit janë të larta.
“Në orët e mëngjesit temperatura kalon deri në 33 gradë, çka pritet gjatë ditës, me të vërtet është një problematikë e rrezikshme për jetë”, vazhdoi ai.
Rrustemi shtoi se prej inaugurimit të këtij objekti kanë pasur vazhdimisht probleme.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
