Fier: Helikopteri i shkon në ndihmë zjarrfikësve për t’i fikur flakët

Zjarrfikësit nuk janë vetëm në luftën me zjarret në Fier.

Atyre iu ka shkuar në ndihmë edhe një helikopter ushtarak i modelit “Cougar”.

Po ashtu në terren janë edhe gjashtë mjete zjarrfikëse edhe 80 ushtarë.

Moti i nxehtë ka bërë që në Shqipëri të shpërthejnë disa vatra zjarri.

Më e rënduara është ajo në masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier.

Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, në mesnatë, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps.

Era favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave të zjarrit, shkruan Top-Channel përcjell Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.